17:46 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çka duhet të dini për Superkupën e Evropës? (Foto)

Superkupa e Evropës është një kompeticion ku luhet mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të Europa League.

Ky trofe zhvillohet që nga viti 1972, ku deri më tani janë ndarë 43 kupa dhe në natën e sotme do të mësohet fituesi i finalës së 43-të, shkruan indeksOnline.

Superkupa e UEFA-së u anulua u anulua tri herë për shkak të motiveve të ndryshme. Në vitin 1974 ndeshja nuk u luajt për motive politike, në vitin 1981 u anulua për shkak të mungesës së datave të lira ndërsa katër vite më vonë nuk u luajt për shkak të tragjedisë “Heysel” (Në finalen e Champios League në mes të Liverpoolit dhe Juventusit humbën jetën 39 tifozë).

Në fillim janë luajtur dy ndeshje finale, në stadiumet e të dyja skuadrave.

Më pas, nga viti 1998 deri në vitin 2012 ndeshjet janë zhvilluar vetëm në stadiumin “Stade Luis II” të Monacos, ku principata ishte organizator.

Që nga viti 2013 e deri më tash ndeshjet luhen në një stadium neutral, zakonisht në vendet jo shumë të zhvilluara (vitin e kaluar në Shkup).

Barcelona dhe Milani janë dy skuadrat që kanë fituar më së shumti këtë trofe, nga pesë secila të ndjekur nga Real Madrid me katër dhe Liverpool me tri.

Superkupën e Evropës e kanë fituar edhe skuadra si Aberdeen, Anderlecht, malinas, Galatasaray, Parma dhe Zenit.

Ndërsa, edhe pse kanë luajtur në këtë kompeticion, Arsenali, Interi, Dortmundi e Feynordi nuk kanë arritur ta shkruajnë emrin në histori të kësaj gare.

Gjashtë futbollist kanë arritur të shënojnë tre gola në këtë kompeticion.

Radamel Falcao mban primatin pasi ka arritur t’i shënoj të gjitha në një ndeshje.

Sonte pritët të mësohet edhe fituesi i radhës i këtij kompeticioni. Një gjë është e sigurt, Kupa do të shkoj në Madrid.

Nga ora 21:00 do të mësohet se cila skuadër do të fitoj, Real Madrid apo Atletico Madrid. /IndeksOnline/