18:19 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Çka është një nënë “surrogate” dhe si funksionon ky proces?

Kim Kardashian dhe Kanye West sapo kanë njoftuar për lindjen e fëmijës së tyre të tretë nëpërmjet një surrogati.

Kim vuan nga një gjendje e quajtur “placenta accreta”, e cila shkakton probleme të rënda për nënën dhe foshnjën gjatë dhe pas shtatzënisë.

Kjo është arsyeja pse ata vendosën se ishte më e sigurt për të përdorur një nënë zëvendësuese (surrogate).

Nëna zëvendësuese apo siç njihet nëna surrogate është dikush që mbarë një foshnjë për një person ose çift, duke ua dhënë atyre foshnjën sapo të lind, transmeton Indeksonline.

Do të thotë ajo vetëm e mbanë fëmijën gjatë shtatzënisë.

Eksitojnë dy lloje të ndryshme të nënës surrogate.

Surrogate tradicionale

Kjo metodë përshin inseminimin e nënës zëvendësuese, pra përdoret veza e saj dhe spermatozoidi i babit të synuar.

Fëmija teknikisht do jetë pjesë e nënës zëvendësuese, por nga marrëveshja e bërë, babi i synuar do ta rrisë fëmijën së bashku me partnerin që ka.

Surrogate gestationale

Kjo metodë është më ndryshe për shkak se inseminimi ndodh nëpërmjet IVF (fertilizimi në mitër)

Ka disa kombinime të ndryshme të krijimit të këtij embrioni:

-Merret sperma dhe veza e prindërve të planifikuar

-Veza donatore dhe spermatozoidi i babit të synuar

-Spermatozoidet e donatorëve dhe veza e nënës

-Spermatozoidet dhe vezët e donatorëve

Pra, kombinimi i spermës/vezës i njërës nga këto mënyra, do të futet në nënën zëvendësuese, që do të thotë se fëmija nuk do të lidhet me zëvendësuesin në asnjë mënyrë.

Pra, thjeshtë nëna zëvendësuese do të bëj mbartjen e foshnjës dhe pas lindjes ua jep atyre që ka bërë marrëveshje me ta.

Ka shumë arsye pse dikush mund të zgjedhë të përdorë një nënë zëvendësuese. Ata kryesisht bëhen për shkak të shqetësimeve të shëndetit të nënës dhe fëmijës (si në rastin e Kim), por ka raste që bëhet për shkak se lindjet i dëshirojnë vetëm me një prind të synuar.

Në shumicën e vendeve eksitojnë agjenci surrogate për ta bërë këtë./Indeksonline/