16:07 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Çka trashëgojnë bebet nga nëna dhe çka nga babai?

Ekzistojnë shumë gjene të cilat kanë të bëjnë me dukjen unike. Gjenet përzihen edhe kur është e vështirë të përcaktohet kujt fëmija saktësisht i ngjan, mirëpo për disa gjene megjithatë dihet a rrjedhin nga nëna apo nga babai.

Gjenetikët i janë përveshur punës dhe kanë konstatuar që flokët më së shpeshti i trashëgojmë nga linja e nënës.

Shikoni gjyshërit dhe dajallarët, nëse kryesisht nuk kanë flokë, probabiliteti më i madh është që me siguri as ju nuk do t’i keni.

Nga nëna do të trashëgoni gishtin e këmbës, por edhe numrin e këmbës nëse jeni femër. Nga babai do t’i trashëgoni hundën dhe veshët.

Nuk është rregull, mirëpo madje janë edhe rastet më të shpeshta që djemtë t’u ngjajnë nënave, ndërkaq vajzat baballarëve.

Ngjyrën e flokëve e përcaktojnë madje qindra gjene të përziera.

Njerëzit me ngjyrë të shndritshme të flokëve dhe të syve më së shpeshti kanë trashëgimtarë sykaltër apo sygjelbër. Nëse njëri prind ka flokë ngjyrë të errët, ndërkaq tjetri ngjyrë të shndritshme, fëmija do të ketë flokë të errëta apo do të ketë ngjyrë të mesme, nuancën e përzier. Nëse njëri prind ka flokë kaçurrelë, fëmija gjithashtu do të jetë kaçurrel.

E gjitha varet nga ajo nëse ka gjen dominues të nënës apo të babait.

Gjenet dominuese janë: lëkura ngjyrë të errët, sy ngjyrë të errët, kaçurrelë dhe lëkurë ngjyrë të errët, hundë të madhe, buzë të trasha, mjekër të gjerë.

Nga ana tjetër, gjenet e dobëta janë: flokët e shndritshëm dhe të kuq, flokë të rrafshët, sy të kaltër apo ngjyrë të hirtë, lëkurë të shndritshme.

Mënyra në të cilën gjenet do të ndikojnë te fëmija i cili sapo merr dukjen fizike nuk mundet gjithmonë të parashikohet në mënyrë të sigurt.

Karakteristikat fizike të personave janë rezultat i interaksionit më shumë të gjeneve të prindërve, prandaj nuk mund të dihet rezultati përfundimtar.

Gjenet mund t’i kapërcejnë disa gjenerata para se sërish të aktivizohen, gjë që konkretisht do të thotë që ai person mund të trashëgojë gjene të stërgjyshërve dhe stërgjysheve.