10:34 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Çmendi” të gjithë me paraqitjen në Botëror, Mbappe dhuron për bamirësi paratë e fituar në Rusi

Askush nuk e besoi se një ditë Kylian Mbappe do të jetë shembull për futbollistët.

Edhe pse në moshë të re, Mbappe tregoi klasin e tij në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, madje duke fituar edhe çmimin e futbollistit të ri më të mirë, shkruan IndeksOnline.

Ai tani po tregon klas edhe jashtë futbollit. Siç shkruajnë mediat e huaja, ylli i Francës ka vendosur që paratë e fituar në Rusi, t’ia dhurojë njerëzve në nevojë.

Pasi Franca është shpallur kampion i Botës, për Mbappen janë ndarë 350 mijë dollarë, të cilat do të shkojnë për bamirësi.

I riu nga Franca nuk është lojtari i vetëm që po bën gati paratë për bamirësi. Edhe Kombëtarja e Anglisë, paratë e fituara do t’i dhurojë për njerëzit në nevojë./IndeksOnline/