21:51 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Çmenduri, devet përjashtohen nga konkursi sepse kishin botoks! (Foto)

Një duzinë kafshësh janë skualifikuar nga konkursi i sivjetshëm i Arabisë Saudite për “devenë më të bukur”, sepse pronarët e tyre kanë përdorur botoks për t’i bërë më të bukura.

Festivali vjetor i devesë këtë vit u zhvendos nga një zonë e largët në periferi të kryeqytetit.

Në një rrafshnaltë shkëmbore, qeveria ka organizuar ngjarjen kryesore, çmimet fituese të së cilës arrijnë në 213 milionë rijal (57 milionë dollarë).

Kjo është edhe arsyeja pse mashtrimet me botox dhe forma të tjera kirurgjikale janë të shumta.

“Deveja”, shpjegoi gjyqtari kryesor i shfaqjes, Faëzan Al-Madi, “është një simbol i Arabisë Saudite. Ne e ruajtëm atë si një trashëgimi”.

Temat: