22:39 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Çmenduri/ Ja për çfarë e dënojnë këtë të ri policia shqiptare [Foto]

Megjithëse për shumëkënd mund të duket absurde, në Shqipëri është e vërtetë. Policia rrugore këtu ka të drejtën për të vendosur gjobë mbi përdorimin e syzeve optike në rast se në patentë nuk e ke të shkruar se duhet t’i përdorësh ato.

Kështu i ka ndodhur edhe një të riu në Tiranë, i cili është habitur për gjobën që i kanë vënë në rrugën “Besim Alla” në Tiranë.

“Përshëndetje, shikoni se çfarë gjobash vihen këtu.”

Nuk dihet se sa është vlera e gjobës që i kanë vendosur të riut dhe as nëse ai i ka të nevojshme për t’i vendosur ose jo syzet pasi kjo nuk specifikohet në gjobë.

Por gjithsesi edhe në rastin kur nuk do të ishin të detyrueshme, arsyeja e gjobës është vërtet për të qeshur e qarë njëkohësisht, pasi një shofer mund të përdorë edhe syze optike që janë shplodhëse për syrin.