09:58 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

“Community Shield”, mësohet data e super-finales (Foto)

Skuadra e Chelseat dje fitoi FA Cup, duke mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Manchester Unitedit.

Blutë e Londrës triumfuan ndaj Unitedit, duke fituar titullin e tetë të FA Cup në histori, shkruan IndeksOnline.

Ekipi i Antonio Contes me këtë fitore ka siguruar edhe finalen e madhe të “Community Shield”, ku si kundërshtar do ta ketë fituesin e Premierligës, Manchester Cityn.

Kjo finale do të zhvillohet në stadiumin e “Wembleyt” më datën 5 gusht, ditë e dielë./IndeksOnline/