18:05 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Cristiano Ronaldo arrin në Torino (Video)

Cristiano Ronaldo tashmë ka arritur në qytetin e Torinos.

Sulmuesi portugez ka përfunduar pushimet dhe tashmë do të bashkohet me klubin e tij të ri.

Ronaldo i cili kaloi nëntë vite te Real Madrid duke fituar gjithçka do të vesh fanellën e Juventusit për të vazhduar karrierën.

Juve është dashur të paguaj rreth 100 milionë euro për shërbimet e tij. /IndeksOnline/