21:48 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Curva Sud ia bën “8 me 2” Donnarummas

Tifozët e Milanit përsëri përplasen me portierin e skuadrës, Donnarumma.

Gabimi që bëri në finalen e Kupës kundër Juventusit dhe barazimi i sotëm i ka “revoltuar” tifozët rosoner.

Pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër Atalantas ata kanë refuzuar të marrin fanellën e tij.

Kjo situatë edhe një herë vë në dyshim të ardhmen e 19 vjeçarit i cili po përfolët për një largim të mundshëm. /IndeksOnline/