09:49 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Daçiq i reagon Britanisë së Madhe për çështjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq ka reaguar pas lajmit se me të marrë Britania kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më nuk do të mbahen seanca të rregullta për Kosovën.

Siç shkruan gazeta serbe ‘Novosti’, Daçiq i ka thënë ambasadorit britanik në Serbi, Denif Kifu, se nëse Britania e merr këtë vendim, nuk do e sheh me sy të mirë.

Daçiq ka theksuar se është e papranueshme që të mos futet në rend ditë në OKB raportet për Kosovën, shkruan Indeksonline.

Në seancat e këshillit të sigurimit është diskutuar për raportet për Kosovën në çdo tre muaj.

Këto raporte, nuk specifikohen se sa shpesh duhet të dorëzohen aty, mirëpo, duhet të jetë në përiudhë të përshtatshme kohe.

ShBA-të, Britania e Madhe me disa shtete përkrahëse të Kosovës po duan ta ndryshojnë këtë format, gjë që është kundërshtuar nga Rusia dhe Kina./Indeksonline/