14:15 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Për ne nuk ka ndryshim të kufijve me Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka komentuar deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel e cila ka thënë se kufijtë e Ballkanit nuk do të ndryshohen.

Kjo deklaratë u pa edhe si përgjigje e Merkel ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili kohëve të fundit po e përmend shumë shpesh korrigjimin e kufijve të vendit.

Daçiq ka thënë për mediat serbe se është herët për të folur se kush e mbështet dhe kush e kundërshton idenë e kufijve të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Për ne nuk ka ndryshim të kufijve, sepse kufi me Kosovën as nuk kemi pasur”, ka thënë Daçiq.

Kujtojmë se mbrëmë Merkel ka theksuar se kufijtë e Ballkanit nuk do të ndryshohen asnjëherë. /Indeksonline/