09:46 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Daçiq: Si t’i themi miq SHBA-ve kur po e mbështesin Kosovën

Përkrahja që ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nick Haley i ka dhënë Kosovës pas një takimi që pati me përfaqësues të vendit, e ka nervozuar shumë Serbinë.

Ivica Dacic ka reaguar duke thënë se në politikë nuk ka miqësi, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline, pasi sipas tij, ka dallime të mëdha ndërmjet miqve dhe partnerëve.

“Ne jemi me të gjithë ata që duan të bashkëpunojmë, me të cilët kemi interesa të përbashkëta, por ka një dallim të madh te miqësia, e sidomos me ata që i përkasin grupit të miqve të Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Ai ka  theksuar se forcat perëndimore, e kanë vendosur Kosovën në njërën anë, dhe po kundërshtojnë drejtpërdrejtë interesat e Serbisë.

“Haley shkoi në një pritje me ekipin e Kosovës për të promovuar verërat e tyre, e cila ishte një ‘ngjarje shumë e rëndësishme politike’. Amerika po bën gjithçka për ta ndihmuar që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së. Si mund t’iu themi miq atyre pra. Unë nuk mund të them se i kemi armiq. Unë nuk kam nevojë të flas me burokrat nga ministritë e jashtme, por me liderët e vendeve për të parë mundësinë e interesave të përbashkëta. Lavrov, Tilerson, Mike Pence, me këta mund të flasim”, tha ministri serb.

Ai shtoi se çdoherë Amerika u bën thirrje vendeve të OKB-së që ta njohin Kosovën. Çfarëdo që ata bëjnë, prapë ndodhë e njëjta. /Indeksonline/