14:29 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Daka pranon raportin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (Foto)

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti sot në takim shefin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ), Alojz Peterle i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorë të tij.

Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka pranoi raportin përfundimtar “Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale në Kosovë” të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve./Indeksonline/