16:46 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dalic merr ofertë 5 milionëshe, kërkohet në Kinë

Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zllatko Dalic ka marr oferta “bombastike”.

Dalic e dërgoi Kroacinë në finale të Kupës së Botës “Rusi 2018”, shkruan IndeksOnline.

Ashtu siç shkruajnë mediat kroate, Dalic ka marr ofertë 5 milionëshe nga klubet e Kinës dhe Koresë së Jugut, duke ia ofruar atij një kontratë tri-vjeçare.

Trajneri aktual i Kroacisë fiton vetëm gjysmë-milioni në vit, dhe ishte një prej pjesëmarrësve me pagë më të ulët në Rusi.

Dalic dhe Shoqata e Futbollit të Kroacisë kanë marrëveshje edhe për dy vite./IndeksOnline/