14:19 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Shqipëri

Më 29 maj 2018 tifozët e futbollit kanë mundësinë të shohin një tjetër ndeshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, biletat për të cilën sfidë do të dalin në shitje sot, me 18 maj nga ora 15:00.

Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me Kombëtaren e Shqipërisë në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih.

Bernard Challandes, trajner i ekipit kombëtar kosovar, do të shënojë kthimin e tij në stadiumin Letzigrund pas pothuajse 10 vjetësh si trainer i FC Zurich, me synimin e fortë për avancimin e rangimit të Kosovës në FIFA.

Përveç aspektit konkurrues, kjo ndeshje historike do të jetë një takim vëllazëror përmes të cilit do shënohet fuqia e sportit e sidomos e futbollit.

FFK-ja ka bërë të ditur se biletat për këtë ndeshje do të jenë në shitje nga kjo e premte, 18 maj, nga ora 15:00.

Përveç në disa pikë të shitjes që FFK ka përcaktuar, tifozët mund t’i sigurojnë biletat edhe ONLINE, në linkun e mëposhtëm:

https://www.starticket.ch/fr/tickets/fussball-landerspiel-kosovo-vsalbanien-20180529-2000-letzigrund-zurich