17:22 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dalin pamjet e para të filmit ‘Mulan’, aktorja rrëmben vëmendjen

Kompania ‘Disney’ ka publikuar pamjet e para të filmit ‘Mulan. Aktorja që do ta luaj rolin e luftëtares ‘Mulan’ do të jetë kinezja Liu Yifei ose në gjuhën angleze Crystal Lui, transmeton Indeksonline.

Aktorja kineze Liu doli fituese në audicionin për rolin e Mulan. 31 vjeçarja është e njohur në Kinë me pseudonimin “Motra e Zanave”, përshkak të bukurisë së saj.

Filmi do të jetë i bazuar në filmin e animuar të vitit 1998 ‘Mulan’. Regjisor i filmit do të jetë Niki Caro. Ndërsa aktorë tjerë të famshëm si Donnie Yen dhe Jet Li kanë konfirmuar pjesëmarrjen në film. Filmi pritet të prezantohet në kinema me 27 mars të vitit 2020. /Indeksonline/