13:41 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dardan Gashi: Ne e bindem Thaçin që Limaj të jetë shef i delegacionit për bisedime

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi ka zbuluar detaje rreth negociatave me Presidentin Hashim Thaçi sa i përket emërimit të Fatmir Limajt, shef të delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë në Bruksel.

“Ne e kemi bindur Presidentin Hashim Thaçi, që Fatmir Limaj të jetë dora e djathtë e negociatave. Pra kemi negociuar rreth 1 muaj e gjysmë se si të shkojmë në negociata”, ka thënë Gashi duke shtuar se zotëri Limaj nuk është aspak i afërt me Thaçin.

Ai në televizionin T7 ka thënë se kanë tentuar që pjesë e negociatave Kosovë-Serbi të jetë edhe opozita dhe çfarëdo marrëveshje e nënshkruar të jetë e përbashkët./Indeksonline/

Temat: