19:19 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Daut Haradinaj e quan ‘qafir’ Millosheviqin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se sikur pozita, ashtu edhe opozita nuk kanë vullnet që Kosova të dal humbës në Bruksel, por nëse nuk bashkohen, do t’iu krijohet favor institucioneve të Serbisë mbi Kosovën.

“Po shihet hapur që shqetësimi i të gjithë neve është se cili do të jetë epilogu i asaj marrëveshje finale, se dikush po thotë ka vija të kuqe, dikush po thotë nuk ka vija të kuqe por ne të gjithë e dimë çka mendon Serbia për ne dhe të gjithë ne mendojmë për ta njëjtë, se me pas mundësi deri në Nish shkojmë, por edhe për disa koleg të mi patriot folklorist që po flasin sot me pas çliruar vet dhe me ia vendos çizmen në kufi me kohë, nuk i kishim këto tema në tavolinë por është dashur t’ia lejojmë të fuqishmëve me na ndihmuar për ta hequr Millosheviqin nga këtu“, tha Haradinaj.

Kurse, deputeti i LDK-së, Driton Selmani tha se nga 26 marrëveshje të arritura me Serbinë, vetëm katër janë zbatuar.

“Tash çka, ven presidenti i vendit tonë, takime sekrete diku-diku dhe kemi informata që po lobon bashkë me presidentin Vuçiq, duke lobuar te miqtë tanë sa është e mirë shkëmbimi i territoreve”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Kosova ka një kryeministër që nuk po e kryen obligimin kushtetues dhe një president që nuk ka kompetencë kushtetuese për të dialoguar me Serbinë.