14:32 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

David Guetta sjellë këngën e re në bashkëpunim me Bebe Rexhen dhe J Balvin

Dj dhe producenti i njohur, David Guetta ka sjellur këngën e re “Say my name” që është në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, Bebe Rexha dhe artistin e njohur J Balvin, transmeton Indeksonline.

Kënga është pjesë e albumit “7” të Guettas dhe ende nuk është publikuar në Youtube. Albumin mund ta dëgjoni në kanalet tjera muzikore si Spotify, Deezer, Google Play Store etj.

Në këngën “Say My Name” ishte planifikuar që të këndonte këngëtarja e famshme Demi Lovato por për shkak të problemeve personale është tërhequr nga kënga.

Pjesë e albumit janë edhe emra tjerë të njohur si Nicki Minaj, Sia, Justin Bieber, G Eazy etj./Indeksonline/