21:59 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Davis i lumtur me paraqitjen, pret fitore edhe në Holandë

Prishtina e ka nisur mbarë aventurën në Basketball Champions League duke e mposhtur Donar Groningen.

Prishtina ka qenë nikoqir i Groningen në kuadër të rrethit të parë eliminator për Basketball Champions League.

Dhe djelmoshat prishtinas me përkrahjen e tifozëve në kryeqytet, fituar përballë holandezëve me rezultat, 84 – 64.

Basketbollisti më i mirë i Prishtinës sonte ishte Antonio Davis me 25 pikë, nëntë kërcime dhe dy bllokada, transmeton IndeksOnline.

Dhe pas ndeshjes, Davis ishte shprehur i lumtur me fitoren.

”Ishte nje atmosfere fantastike sonte dhe une jam me se i gezuar per fitoren”.

”Kemi nje ndeshje para vetes ne Holande dhe pres fitore nga djelmoshat”, u shpreh Davis./IndeksOnline/