11:49 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

DBF: Kërkojmë ndjesë, e merituam eliminimin

Pas eliminiminit shokues në fazën e grupeve të Botërorit, gjermanët mbetën të shtangur dhe mjaft të zhgënjyer me kombëtaren e tyre.

Federata e Futbollit të Gjermanisë, përmes një letre publike iu është drejtuar tifozëve gjerman, duke kërkuar ndjesë për paraqitjen e tyre dëshpëruese.

“Të dashur tifozë!”“Ndihemi shumë të zhgënjyer ashtu si edhe ju. Kupa e Botës është një herë në 4 vite dhe prisnim shumë nga vetja. Kërkojmë ndjesë që nuk luajtëm si kampionë bote dhe, edhe pse është e dhimbshme, meritojmë të jemi jashtë.” Ky ishte komenti i Die Mannschaft në rrjetin e vet social.

“Mbështetja e juaj në të gjithë botën ishte e pabesueshme. Festuam së bashku në 2014, por ndonjëherë në futboll duhet të pranosh humbjen dhe të njohësh faktin se kundërshtarët ishin më të mirë. Urime Suedisë, Meksikës dhe sigurisht Koresë së Jugut për fitoren e saj”, përfundon letra e Federatës gjermane të futbollit. /IndeksOnline/