15:13 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

De Biasi bëhet me punë të re (Foto)

Gianni De Biasi është bërë me punë të re. Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë nuk ka nënshkruar me asnjë klub apo kombëtare, por ka gjetur një punë tjetër që ka të bëjë me futbollin.

Sipas mediave në Itali, De Biasi ka nënshkruar një marrëveshje me televizionin e njohur “RAI” për t’i komentuar lojërat e Kombëtares së Italisë, transmeton IndeksOnline.

Ish-trajneri i disa skuadrave në Europë, ka zënë vendin e Walter Zenga, dhe tani do të bashkëpunoj me Alberto Rimedio.

De Biasi e njeh mjaftë mirë këtë punë, pasi dikur ka qenë komentator në “Premium Sport”, poashtu edhe kolumnist në “TV8”.

Ai gjithashtu komentoi gjysmëfinalen e madhe në Kupën e Italisë, Juventus – Atalanta.

Punën e re, ish-tekniku i Shqipërisë do ta nisë me dy ndeshjet miqësore, kundër Anglisë dhe Argjentinës./IndeksOnline/