12:54 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

De Biasi flet për Romën dhe Juventusin: Dy klubet eliminohen!

Trajneri i njohur italian, Gianni De Biasi ka analizuar ndeshjen e Romës dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Dy klubet italiane u mposhtën në ndeshjen e parë nga gjigantët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona.

Skuadra e Romës u mposht me rezultat të thellë 4 me 1 kundër Barcelonës në stadiumin “Camp Nou”. Kurse, Juve u befasua në Torino nga Real Madridi duke u mposhtur 3 me 0.

Ish-trajneri i Shqipërisë, thotë se dy klubet nuk kanë gjasa të kualifikohen tutje.

“As Roma e as Juventusi nuk do të kalojnë, ka një vlerë të ndryshme teknike krahasuar me Barcelonën dhe Real Madridin”, ka thënë De Biasi.

Italiani me pasaportë shqiptare, thotë se i kishte rënë pishman që zgjodhi Alavasin për ta menaxhuar.

“Jam duke pritur për një mundësi. Unë jam person i hapur për çdo mundësi. Kam gabuar që shkova në Spanjë te Alaves. Një zgjedhje emocionale dhe e gabuar”, shtoi trajneri.

Skuadra e Romës luan sonte nga ora 20 e 45 kundër Barcelonës dhe është në disavantazh, pasi u mposht 4 me 1. Kurse, Juve luan të mërkurën në stadiumin “Santiago Bernabeu”./IndeksOnline/