16:24 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

De Biasi në bisedime me kundërshtarin eventual të Kosovës në Ligën e Kombeve

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi shumë shpejt pritet të punësohet.

Ashtu siç raportojnë mediat maqedonase, tekniku italian është në bisedime me Federatën e Futbollit të Armenisë.

Kështu, nëse ndodhë kjo, atëherë De Biasi mund ta kishte përballë Kombëtaren kosovare, transmeton IndeksOnline.

Si mund të ndodhë kjo? Nëse Armania kualifikohet nga League D4, si dhe Kosova nga League D3, atëherë një ndeshje mes tyre mund të zhvillohet në play-off.

Kujtojmë se Kombëtarja kosovare e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Ligën e Kombeve, duke barazuar me Azerbajxhanin dhe duke mposhtur Ishujt Faroe./IndeksOnline/