17:28 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

De Gea, Reina dhe Ter Stegen janë shumë të pakënaqur me topin e Kupës së Botës

‘Telstar 18’ , topi i cili bëri premierën në ndeshjën e Gjermani-Spanjë nuk është pëlqyer aspak nga disa portierë.

Portieri i Manchester United, Napolit dhe Barcelonës ranë dakord në analizën e tyre: “Top i cuditshëm, ka një fluturim të pakontrollueshëm dhe është shumë i improvizuar” .

“Vë bast se në Kupën e Botës ne do të shohim të paktën 35 gola nga larg, sepse nuk ka njeri që ta deshifroj” tha Pepe Reina, i cili gjithashtu zbuloi se “është i veshur nga një pastikë që e bën të vështirë ta mbaj atë. Kam shumë probleme me këtë top” , deklaroi portieri i Napolit.

‘Telstaar 18’ është lë shumë për të dëshiruar, sipas mendimit të profesionistëve, transmeton IndeksOnline.

“Është shumë i cuditshëm” , tha De Gea, i cili pranoi një gol nga distanca në ndeshjën ndaj Gjermanisë. “Ata mund të kishin bërë më mirë” , shtoi De Gea.

Ter Stegen gjithashtu komentoi rreth kësaj çështje.

“Topi është i mirë, por mund të jetë më i mirë, sepse lëvizë shumë, por mendoj se duhet të mësohemi të punojmë me të dhe ta kontrollojmë sa më shpejt që është e mundur para Kupës së Botës.

“Struktura e re e paneleve dhe përfshirja e një chipi NFC kanë rritur inovacionin dhe dizajnin në futboll në nivele shumë të larta, dhe u ofron konsumatorëve dhe lojtarëve një eksperiencë krejtësisht të re “, tha Roland Rommler, Drejtor i Kategorisë së Produkteve të Futbollit në Adidas, ditën kur topi u prezantua. /IndeksOnline/