23:44 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

De Gea tha disa fjalë interesante për Kepan vitin e kaluar – dhe është befasi

Chelsea zyrtarisht e ka transferuar Kepa Arrizabalagan pasi e aktivizoi klauzolën e tij të lirimit.

Dhe çfarë David De Gea ka thënë për portierin premtues spanjoll vitin e kaluar tani është interesant për t’u lexuar.

Kepa, 23-vjeçar, arriti në ”Stamford Bridge” si portieri më i shtrenjët në histori të futbollit, transmeton IndeksOnline.

Chelsea shpenzoi 71 milionë funte për t’i siguruar shërbimet e tij, duke e thyer rekordin e Liverpoolit që shpenzoi 68 milionë funte për Alisson këtë verë.

Kepa do ta mbulojë ”boshëllëkun” e lënë nga Thibaut Courtois, i cili është rikthyer në kryeqytetin e Spanjës, por kësaj radhe te Real Madridi me një kontratë 6-vjeçare.

De Gea e kishte paralajmëruar rreth largimit nga Spanja në vitin 2017 me fjalët: ”Kepa është ende i ri. Ai ka një karrierë të gjatë para vetes. Por, koka e tij është në vendin e duhur”’, tha De Gea për ESPN.

”Kur ju stërviteni me të, ju e dini se ai është i nivelit të lartë. Ai vshtë një portier i mrekullueshëm. Ai ka nevojë që të sfidojë në këtë nivel dhe të përmirësohet”./IndeksOnline/