23:15 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Dega e veteranëve në Prishtinë i reagon Nasim Haradinajt: Ne jemi me SHBA-në (Foto)

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  ka mbajtur një takim pas deklaratave publike të  Nasim Haradinajt ndaj ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

Kryesia e degës së OVL-UÇK-së në Prishtinë thotë se Nasim Haradinaj nuk e përfaqëson mendimin e veteranëve të kësaj dege, shkruan Indeksonline.

Kjo kryesi mendon se Kosova duhet të jetë me SHBA-në të cilëve u janë mirënjohës për ndihmën në luftë dhe pasluftës.

Ky është reagimi i plotë i Degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë:

Më poshtë keni Dokumentin që ka siguruar “Indeksonline”: