19:11 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Deklaratë e Kadri Veselit për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë me shqetësim lajmin për gjendjen shëndetësore të ish-Kryeministrit Isa Mustafa.

Kuvendi i Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa.

Kryeparlamentari Veseli uron shërim sa më të shpejtë për z. Mustafa dhe kthim sa më parë në familje dhe punë./Indeksonline/