19:44 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deklarohet Thaçi, thotë se takimi me Vuçiq-in ishte i vështirë (Video)

Ka përfunduar takimi në mes Presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Takimi në fjalë u mbajt në Bruksel. Takimi ka zgjatur më shumë se tri orë teksa pas përfundimit Thaçi ka deklaruar se ka qenë një takim juridik, i vështirë por me tone pozitive për të shikuar nga e ardhmja për interesin e të dy vendeve.

“Jemi dakorduar që procesi të marrë një dinamikë dhe të intensifikohet në javët e ardhshme. Gjithashtu kemi arritur në përfundimet se arritja e marrëveshjes për normalizim të plotë të raporteve Kosovë-Serbi është në interes të dy vendeve, paqes dhe  stabilitetit në rajon. Pra, arritjen e një marrëveshje fituese për të dy palët, kjo zgjidhje është marrëveshja e standardeve dhe kritereve evropiane edhe për Kosovën edhe për Serbinë, pra një relacion Kosovë-Serbi.Sot kemi diskutuar në një kornizë të kësaj marrëveshje që do të jenë të pranueshme edhe për popullin e Kosovës dhe Serbisë dhe ku njerëzit do të shikojnë nga e ardhmja evropiane dhe jo nga e kaluara konfliktuoze. Mbes me shpresë se do të punojmë në mënyrë progresive për arritjen e marrëveshjes por edhe nëse nuk arrihet marrëveshja përfundimtare duhet të punojmë në respekt të ndërsjelltë, në paqe dhe stabilitet të mos e provokojmë njëri-tjetrin dhe të shikojmë në interesin e përbashkët.Jemi shumë të vetëdijshëm se ky konflikt është më tepër se një shekullor i problemeve dhe konflikteve dhe nuk është e lehtë të shkohet drejtë zgjidhjes përfundimtare të një problem shumë të theksuar dhe të ndishëm të popujve tanë por edhe më gjerë.Por edhe e kaluar jonë historike dhe aktuale por edhe pozita gjeografike na e imponon fqinjësinë e mirë të dy vendeve dhe popujve tanë”, ka thënë Thaçi, raporton Indeksonline.

Thaçi ka deklaruar gjithashtu se shpreson se tani është momentumi pra është edhe lidershipi i duhur për arritjen e kësaj marrëveshje.

“Nëse e humbim këtë momentum do të paguajmë çmim të dy vendet, edhe çmim shumë të lartë.Ne sot nuk kemi diskutuar për çështje konkrete kemi diskutuar për rrugën se si do të shkojmë drejtë një kornize të përgjithshme të marrëveshjes përfundimtare për pajtim të Kosovës dhe Serbisë.Ne jetojmë pranë njëri-tjetrit, e njohim njëri-tjetrin. Kemi përvoja të hidhura, duam ta kemi një bazë dhe standard të raportit normal dhe fqinjësisë së mirë të relacionit evropian.Jam i vetëdijshëm se pa arritjen e një marrëveshje të plotë Kosovë-Serbi, Kosova nuk do të arrijë të realizojë objektivën, qëllimin dhe vizionin e vetë për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkim Evropian sikur edhe Serbia nuk mund të arrijë drejt perspektivës evropiane pa relacionin e saj të fqinjësisë së mirë me Kosovën.Prandaj nuk mund të mbesim viktimë e të kaluarës së hidhur por duhet të shikojmë nga beneficonet e së ardhmes për vendin dhe qytetarët tanë.Nuk duhet të mbesim peng i miteve të së kaluarës por të jetojmë me realitetin aktual dhe me vizionin aktual. Sot edhe në Kosovë edhe në Serbi nuk është patriotizëm të vajtohet e kaluara por thjeshtë patriotizëm është arritja e marrëveshje së paqes dhe pajtimit.Shpresojë që zonja Mogherini me ekipin e vetë me mbështetje të SHBA-së dhe BE-së mund të drejtojë drejtë këtë proces duke shpresuar së në fund të dy vendet do të jenë fituese.Realisht ka qenë më e vështirë se sa që po flas edhe më e rëndë port ë gjithë duhet kuptuar se këto janë problem të një shekulli të grumbulluara në mes Kosovës dhe Serbisë, në mes popujve tanë. Prandaj nuk jam naiv të mendojë se do të kemi zgjidhje magjike të problemeve të së kaluarës dhe zgjedhje magjike për të ardhmen.E di se me marrëveshje do të mund të fitojmë shumë të dy palët por edhe duhet theksuar se nëse nuk arrijmë marrëveshje do të humbim shumë sepse do të lëndojmë të ardhmen evropiane, do ta vonojmë dhe do të mbesim ende të izoluara”, ka shtuar Thaçi.

Ai ka thënë gjithashtu se Bashkimi Evropian as Kosovën as Serbinë nuk do ta pranojë me problemet që ka por vetëm me tejkalimin e tyre dhe më pas do të jetë një perspektivë e sigurt evropiane.

“Tani ky dialog ka tejkaluar kornizat e ngushta serbo-shqiptare por është e një standardi dhe interesi evropian. Por shpresojë se Kosova do të vazhdojë të jetë e përgjegjshme”, ka përfunduar Thaçi./Indeksonline/