21:39 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Del nga burgu Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës

Ka dalë nga burgu nipi i ish diktatorit komunist Enver Hoxha.

Ermal Hoxha, i dënuar si pjesëtar i bandës së drogës në Xibrakë u burgos më 2017 me plot 13 vite burg. Nga gjykimi i shkurtuar ai mori një dënim prej 6 vitesh e 8 muaj.

Ermal Hoxha ka dalë nga qelia e burgut të Fierit rreth 3 ditë më parë. Operacioni në fjalë ishte një ndër më të mëdhenjtë në vend, ku u arrit të gjendet një laborator i sofistikuar kokaine që prodhonte sasira të mëdha të drogës.

Ermal Hoxha së bashku me të pandehurit e tjerë (përfshi dhe dy shtetas kolumbianë) u dënuan nga Krimet e Rënda me 104 vite burg në total. Vendimi shkoi më tutje në Apel. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda i uli dënimet në mënyrë të ndjeshme, duke pranuar zbatimin e gjykimit ë shkurtuar, pra uljen e dënimin me masën e një të tretës.

Hetimet konluduan se Ermal Hoxha ishte personi që kryente rolin e financierit të grupit kriminal dhe njeriu që mbulonte likuidimin e drogës kur ajo vinte nga Kolumbia në Shqipëri.

Denimet e dhena nga Krimet e Renda:

I pandehuri Ilir Hyseni të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Genci Xhixa të dënohet me 15 vjet burgim
I pandehuri Arjan Dalipi të dënohet me 13 vjet burgim
I pandehuri Cesar Avila të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Valter Moreno të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Ermal Hoxha të dënohet me 13 vjet burgim
I pandehuri Sajmir Batku të dënohet me 15 vjet burgim
I pandehuri Gentian Gjonaj të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Kelmend Dalipi të dënohet me 14 vjet burgim

Operacioni u zhvillua në Elbasan në janar të vitit 2015.