22:17 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Delawie: Mahnitëse puna e disave për t`i mbajtur qytetarët e tyre të izoluar!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar sërish ndaj çështjes së demarkacionit.

Ndonëse më parë ka shkruar se qytetarët kanë pritur mjaft për viza dhe se demarkacioni duhet të ratifikohet, tani ai ka një përgjigje për ata që po e mohojnë kalimin e kësaj marrëveshje.

“Mahnitëse se sa shumë po punojnë disa që të provojnë t’i mbajnë qytetarët e Kosovës të izoluar nga dalja në Evropë”, ka shkruar ambasadori në Twitter, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër do të votojnë për demarkacionin. Seanca do të nisë në orën 11:00./Indeksonline/