09:47 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Delawie me mëngjes shkon te Thaçi

Presidenti Thaçi e ka nisur ditën me ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Ambasadori Delawie, sot me mëngjes është parë duke hyrë në zyrën e Thaçit.

IndeksOnline ka provuar të kontaktojë me kabinetin e Thaçit për të marrë më shumë informacione rreth këtij takimi, por ata nuk kanë dashur të japin asnjë koment.

Kabineti i Thaçit as nuk e ka konfirmuar, as nuk e ka demantuar takimin e sotëm të Thaçit me ambasadorin Delawie.