14:01 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Delawie sqaron deklaratën për territor: Injoroni lajmin e rremë, kjo është e vërteta

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka reaguar pas një interviste të dhënë mbrëmë ku ishte cituar të ketë thënë se ” SHBA nuk e mohon që në Bruksel do të flitet për territore, ua lë këtë palëve”.

Përmes një postimi në Twitter, Delawie ka shkruar se ky është një lajm i rremë duke kërkuar që ta injorojmë.

” Injoroni lajmin e rremë. Ja se çfarë kam thënë, ‘Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani’”, ka shkruar Delawie. /Indeksonline/