16:46 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Delegacion i lartë i FSK-së po qëndron në një vizitë në Gjermani

Zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së Rrahman Rama, gjatë vizitës në Qeverinë e Gjermanisë kanë realizuar takime të përbashkëta ku kanë biseduar për zhvillimet dhe arritjet e përgjithshme të FSK-së, avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për planet për avancim dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Zyrtarët e lartë të Qeverisë Gjermane kanë konfirmuar mbështetjen për FSK-në dhe Kosovën, duke përkrahur zhvillimin e kapaciteteve profesionale të institucioneve të Kosovës për siguri me qellim të thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë dhe NATO-n, në këtë aspekt.

Delegacioni i FSK-së është pritur nga sekretari i shtetit Thomas Silberhorn, zëvendësministër në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, kurse dje janë pritur nga Betinna Cadenbach, drejtoreshë për Politikat e Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe drejtori për Planifikim në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Erhard Bühler.

Delegacioni ka vizituar edhe Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar.