10:20 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Delegacioni kosovar del nga takimi me Mogherinin, Thaçi nis takimin me Vuçiqin (Foto)

Delegacioni kosovar ka përfunduar takimin me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, të zhvilluar në Bruksel.

Pjesë e takimit ishin presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zv/kryeministri Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli si dhe Dardan Gashi.

Pas përfundimit të takimit, liderët institucional deklaruan se janë optimist se Kosovës do t’i hiqen vizat dhe se raporti i KE-së do të jetë pozitiv.

Ndërsa, një takim tjetër këto momente është duke zhvilluar ndërmjet presidentit Thaçi me homologun e tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiq.

Ekipi i “Indeksonline” po qëndron në Bruksel dhe do t’ju raportojë për informacione më të reja…