08:59 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Delegacioni nga Kosova gati për takimin me Mogherinin (Video/Foto)

Liderët kosovarë, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe tre zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi tashmë kanë hyrë në objektin ku do të mbahet takimi me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Temë diskutimi do të jetë dialogu, përkatësisht faza finale e dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënive ndërmjet dy vendeve.

Nuk dihet nëse presidenti Thaçi do takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, megjithse mediat serbe kanë raportuar për një takim mes tyre.

Ekipi i Indeksonline po qëndron në Bruksel, ku do të ju mbajmë të informuar për zhvillimet atje./Indeksonline/