13:04 / E Mërkurë, 16 Maj 2018

Delikatesë nga Deti Adriatik, e cila përveç shijes është e mirë dhe për përqendrim

Për një jetë të gjatë

Mund ta provoni në sallata të ndryshme, të pjekur në skarë ose të freskët. Sardelja do të jetë një shujtë e shijshme edhe në një rriskë buke me shtim të aliumit. Përveç problemeve shëndetësore, ky peshk i zgjidh edhe problemet e njerëzve që harrojnë.

Dihet tashmë se peshku duhet të konsumohet të paktën dy herë në javë. Është ky rekomandim i nutricionistëve të cilët studiojnë vlerat energjike dhe ushqyese. Edhe pse ju nuk do të gabonit me përzgjedhjen e çdo lloji të peshkut, sardelja  është lloji që gjendet me bollëk në detin Adriatik, kështuë që mund të jeni të sigurt se në kuzhinën tuaj ajo do të arrijë gjithmonë e freskët dhe drejt nga Adriatiku – një ndër detet më të pastra në Evropë.

Sardelja është një lloj i peshkut që është një zgjedhje e shkëlqyeshme e artikujve ushqimorë për të gjithë ata që synojnë një dietë të ekuilibruar. Përparësitë e shëndetit janë vërtetë të shumta, dhe veçanërisht ka një ndikim të dobishëm për trurin.

Ndër llojet më cilësore të peshkut në botë

Duke qenë se Deti Adriatik është përplot me sardele, ky peshk është mund të gjendet  gjatë gjithë vitit. Përveç se e adhurojmë notin në det të pastër si loti, ne duhet ta adhurojmë edhe për shkak të biodiversitetit të tij. Fauna e pasur nënujore dëshmon se sa deti Adriatik është i pandotur, dhe mund të mburret me faktin se ka një biodiversitet shumë më të theksuar të faunës se shumë dete të tjera. Në cilësinë e Adriatikut kontribuojnë edhe shumë lumenj nëntokësorë që në Kroaci burojnë në pjesët më të pastra të vendit, kurse  derdhjen e tyre e përfundojnë pikërisht në këtë det.  Në favor të shijes dhe vlerës cilësore ushqyese të peshkut nga deti ynë shkon edhe temperatura dhe niveli i kripësisë që është unik në botë.

Përse sardelja  është shëndet në pjatë?

A keni problem me tenin tuaj, pëlcitjen e thonjve  apo mos gjallërinë e flokëve,  ndoshta në dietën tuaj ju mungon peshk blu. Vlerat ushqyese të sardeles  i zgjidhin të gjitha mangësitë, e poashtu kanë ndikim efikas  në sëmundjet e ndryshme të eshtrave. Ky peshk i vogël nga Adriatiku ka me bollëk vitaminë A, vitamina të grupit B, kalcium dhe hekur. Gjithashtu, përmban vitaminë D, e cila në kombinim me kalciumin mban shtypjen normale të gjakut, punën e zemrës dhe ndihmon në ndërtimin e eshtrave, për ç’ arsye pse konsumimi i sardeles apo i konservës se sardeles është i dëshirueshëm  për çdo moshë jetësore.

Një arsye tjetër shtesë për konsumim të këtij peshku blu, është  efekti i dobishëm i acideve yndyrore omega-3  të cilat e përmirësojnë përqendrimin. Nëse bëheni person që harroni shpesh ose që mendoni se me kalimin e viteve mund të perceptoni numër më të vogël të informacioneve, ndoshta mund të jetë fajtor mungesa e acideve omega-3. Zgjidhja është e thjeshtë. Këto acide nuk mund t’i  sintetizojë trupi i njeriut në mënyrë të pavarur, kështu që marrja e ushqimit është e domosdoshme. Me marrjen e acideve omega-3 ruhen qelizat e trurit dhe ato nervore, ashtu që shumë shpejt shihen rezultatet në përmirësimin e kujtesës dhe aftësisë për të mësuar. Sot tashmë është duke u punuar në hulumtimet që janë në gjurmë të zbulimit që acidet yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në kontrollimin e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit.

E tani ushqimet që mund të përgatisni me këtë peshk blu!

 Tani kemi ardhë tek pjesa më argëtuese e historisë së sardeles. Sardelja mund të jetë një shujtë e pavarur e shijshme, e shpejtë dhe e lehtë. Sardelen mund ta përzieni në sallata të ndryshme, të bëni salca, ndërsa ushqimet që shërbehen posaçërisht me këtë peshk përfshijnë vajin e ullirit, verën e bardhë, qepën, rozmarinën.

Sallatë greke me sardele:

  • Sardele Eva në vaj bimësh
  • 3 domate të madhësisë mesatare
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 trangull
  • 1 spec jeshil
  • 12 ullinj të zi
  • 200 g djathë feta
  • 1 lugë gjelle uthull të verës së kuqe
  • ¼ filxhan vaj ulliri
  • 1 lugë çaji rigon të thatë
  • kripë

Përgatitja: Sardelet Eva i  grimconi sipas dëshirës, shtoni perime të copëtuara dhe djathë feta dhe i kripni. Sardelet e kombinuara me djathë feta të njelmët – është kjo lidhja që ju vendos direkt në bregun e detit Adriatik. Ju bëftë mirë!

Temat: