13:11 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dembele lë Tottenhamin, shkon në Kinë?

Mousa Dembele mund të largohet nga skuadra e Tottenham Hotspur.

Mediat britanik thonë se Dembele është afër largimit nga Anglia për një transferim të mundshëm në Kinë te skuadra e Pekin Sinobo Guoan, transmeton IndeksOnline.

Klubi kinez është në gjendje t’ia dhuroj 180 mijë euro në javë, dyfishin e pagës që e posedon te Spurs (80 mijë euro).

30-vjeçari që bëri një prej paraqitjeve më të mirë në karrierë mbrëmë kundër Juventusit, te Tottenhami është që nga viti 2012, ku ka zhvilluar afro 187 paraqitje dhe ka kontratë vetëm deri në vitin 2019./IndeksOnline/