23:35 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dembele nuk justifikon 110 milionët, Barça mendon shitjen

Ishte një nga transferimet më të bujshme të orëve të fundit të merkatos verore, por duket se Ousmane Dembele nuk do të qëndrojë gjatë te Barcelona. Francezi la Dortmundin dhe iu bashkua katalanëve për shumën e 110 milionë eurove, pasi kishte refuzuar të bashkohej në stërvitje me gjermanët.

Por, kur kanë kaluar disa muaj, Dembele, i ndikuar edhe nga dëmtimet e vazhdueshme, nuk ka arritur të bindë te Barcelona dhe ardhja e Coutinhos ia mbyll edhe më tepër hapësirat.

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Barçës po mendojnë të shesin mesfushorin në merkaton e verës, për të rregulluar edhe situatën financiare, pas shpenzimeve të shumta, të kryera në janar.

Mediat spanjolle raportojnë se po negociohet me Arsenalin, që Dembele të transferohet në Londër për shumën e 80 milionë eurove, por Wenger këmbëngul që të mos paguajë më shumë se 60. Gjithsesi, deri në qershor ka ende edhe shumë kohë, ndaj pritet të gjendet edhe akordi.