23:17 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Agron Demi numëron paratë që politikanët i kanë quar kot

Drejtori i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi përmes një postimi në facebook ka përmendur parët që sipas tij kanë shkuar kot si pasojë e papërgjegjësi politike dhe ligjore të Qeveriës së Kosovës.

Ai ka përmendur 53 milionët për Bechtel Enkën, 40 milionë për dënime gjyqësorë, 80 milionë për veteranët e luftës e tjera raste, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë pa ndërhyrje të redaksisë:
Qeni i keq ta sjell ujkun në torishë, politikanët e keq ta sjellin fiken në shtet. Vetëm disa prej pareve që ka kanë shku kot:
– 53 milionë € për Bechtel&Enka, (mbi atë 1.4 miliardësh)
– 30 milionë € për Z-Mobile (mbi atë dëm qindra milionêsh nga shkatërrimi i PTK),
– 5 milionë € për pasaporta,
– 40 milionë € pagesa për dënime gjyqësore në gjashtë vitet e fundit,
– 8 milionë € paga në vit për 80 zëvendësministra, qindra këshilltarë politik…
– 100 milionë € (mesatarisht) në vit shpenzime në procedura joligjore sipas Auditorit të Përgjithshëm,
– 30 milionë € që po bëhen gati për zgjerimin e pistes së aeroportit të privatizuar,
– 11.2 milionë € në vit për RTK, që është shndërru në medium privat të partive në pushtet,
– 80 milionë € për “veteranët e luftës”, 80% e të cilëve janë futur me mashtrim në lista,