14:45 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dëmtohen tendat e organizatës turke në Prishtinë, ja çfarë mesazhi vendoset në to (Foto)

Organizata turke “TIKA” dje ka vendosur disa tenda në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në kuadër të panairit të produkteve tradicionale dhe natyrale me moton “Bashkë Mundemi”.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se persona të panjohur mbrëmë vonë kanë dëmtuar simbolet e shtetit turk që ishin vendosur në këto tenda.

Madje, këta persona kanë lënë një letër me mbishkrim kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Vdekje Erdoganizmit, Turqizmit, Neo Otomanizmit, Rendi i Dragoit të Kuq”, thuhet në këtë letër të lënë në shesh./Indeksonline/