16:08 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dëmtohen zyret e VV-së në Dardanë

Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar sot në mëngjes zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë.

Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate për media dërguar nga VV.

“Aktivistët, i kanë gjetur sot zyrën në një gjendje me xhama të thyer dhe dysheme të mbushur plot gurë. Një akt i tillë, nuk po ndodhë për herë të parë karrshi Lëvizjes VETËVENDOSJE! Por as ky, as ata të mëhershmit nuk e kanë zmbrapsur as trembur Lëvizjen dhe aktivistët e saj”, thuhet në komunikatë.

“Dëmtimi i zyrës është bërë sigurisht me qëllim të keq dhe motivi është krejtësisht politik. Ne e ftojmë policinë që ta zbardhë këtë rast. Sulmuesve ua bëjmë të qartë se këto imtësira, sado të shëmtuara nuk na ndalojnë as punën, as hovin dhe as qëllimin për të cilin angazhohemi”, thuhet tutje në komunikatë VV-së.