16:13 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Dënohet Pacolli

Kandidati nga AKR për Prishtinën, Selim Pacolli, është dënuar për të dytën herë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkelje gjatë fushatës zgjedhore.

Vendimi i PZAP-së është marrë pas ankesës së BIRN dhe Internews Kosova në të cilën pretendohej se Pacolli shkeli Kodin Zgjedhor gjatë emetimit të një reklame në rrjetet sociale, ku partia e tij shihej duke vendosur pllakate në hapësirat publike të kryeqytetit.

Vendimi ndaj Pacollit është dënimi i dytë për këtë kandidatë gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Dy ditë më parë pas ankesës së BIRN dhe Internews Kosova, Pacolli ishte dënuar me 3 mijë euro për shkelje të normave zgjedhore gjatë fushatës./kallxo.com