16:05 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputetët e LDK-së takohen me Kryetarin e Bujanocit, bisedohet për zhvillimet e fundit

Kryetari i GP-LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët Armend Zemaj dhe Besa Gaxherri pritën në takim Kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, së bashku me deputetin Fatmir Hasani dhe nënkryetaren e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani.

Në takim u bisedua për zhvillimet e muajve të fundit dhe qëndrimin e LDK-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Biseduan për pozitën e shqiptarëve atje dhe rolin shumëvjeçar të LDK-së në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

LDK-ja konsideron se për dialog me Serbinë duhet të kemi një proces të përgatitur dhe gjithëpërfshirës, si dhe përfaqësim me legjitimitet politik e kushtetues.

LDK-ja mbetet e përkushtuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të intensifikoj komunikimin me ta në të gjitha fazat./Indeksonline/