15:34 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Deputetët nuk e kalojnë në shqyrtim të parë projektligjin për Dhomën e Posaçme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ta kalojnë shqyrtimin e parë të projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, transmeton Indeksonline.

Ndonëse ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i luti deputetët që të votojnë për kalimin e këtij projektligji, me arsyen se tani gjyqtarët paguhen pa kryer punë sepse Dhoma e Posaçme nuk ka mandat, një kërkese të tillë nuk i janë bindur ata.

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti i luti shefat e Grupeve Parlamentare të partive në pushtet që t’i sjellin deputetët e tyre për të miratuar ligje, sepse ato nuk i voton opozita.

Gjithsej në këtë votim kanë marrë pjesë vetëm 54 deputetë, numër ky i pamjaftueshëm për vendimmarrje./Indeksonline/

Temat: