19:04 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputetët nuk e respektojnë vendimin e Kryesisë për të mos udhëtuar jashtë vendit

Sipas një vendimi të marrë nga Kryesia e Kuvendit më 22 janar, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk mund ta lëshojnë vendin për udhëtime zyrtare, para datës 20 shkurt. Arsyeja e një vendimi të tillë nuk është bërë e ditur, por megjithatë që nga ajo ditë shumë deputetë kanë dal jashtë vendit për  udhëtime zyrtare.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Xhavit Haliti dhe në përbërje nga anëtarët Aida Dërguti, Ismet Beqiri dhe Mufera Sinik, dy ditë pas këtij vendimi ka marrë pjesë në Sesionin e parë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vitin 2018 që u mbajt në Strasburg të Francës.

Disa ditë më pas, nën organizimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-së, një delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka qëndruar për vizitë në selinë qendrore të NATO-s, në Bruksel.

Përveç Halitit, në këtë takim merrnin pjesë edhe shtatë deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, në një takim zyrtar kanë udhëtuar sot edhe Blerta Deliu dhe Armend Zemaj në senatin amerikan.

Aty ata janë takuar me përfaqësues të senatit amerikan dhe përfaqësues të vendeve nga Evropa Juglindore./Indeksonline/