07:07 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Deputetët takojnë qytetarët e Mitrovicës

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018 në Mitrovicë.

Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet në Mitrovicë sot në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Në takim do të marrin pjesë deputetët: Arban Abrashi, Bekim Haxhiu, Muharrem Nitaj, Milaim Zeka dhe Bahrim Shabani.