11:55 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Kuçi: A po votojmë pro rritjes së pagave për kabinetin qeveritar, apo për zvogëlimin e pagave për 320 zyrtarë (Video)

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi ka dhënë një propozim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se ose sot duhet të përkrahet rritja e pagave, ose duhet të zvogëlohen pagat e 320 zyrtarëve, deputetëve, anëtarëve të bordeve.

“Ne sot duhet ja ta përkrahim rritjen e pagave, ose të propozojmë t`i zvogëlojmë pagat e 320 zyrtarëve, deputetëve, anëtarë të bordeve, të ndërmarrjeve publike, qendrore, lokale. Kjo do të jetë një bazë për të marrë disa vendime që janë të rëndësishme për shtetin”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.