13:08 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së u dekorua nga Thaçi, por ja kujt ia dedikon atë!

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj është dekoruar nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Nitaj ka thënë se dokorata e tillë i përket disa kolegëve tëtij.

Ai të njëjtën ia dedikon kolegëve, familjes dhe fëmijëve të tij.

Postimi i plotë:

Në Dekoratën Presidenciale për mua kanë hise edhe plot të tjerë

Jam dekoruar nga Presidenti i Republikës në këtë 10-vjetor të pavarësisë së Kosovës. E konsideroj nder dhe mirënjohje të shtetit për punën time të gazetarit, në një kohë kur ishte vështirë të ishe jo vetëm gazetar por edhe njeri!

Dekorata mban emrin tim, por ajo iu përket edhe të gjithë atyre kolegëve me të cilët e verteta qe shperndanim mund të paguhej me kokë, sic ishin e jane: Enver Maloku e Xhamil Mustafa, Mehmet Haziri e Sherif Konjufca, Arber Vllahiu e Besim Abazi, Shefki Morina e Ibrahim Osmani, Valentina e Eugen Saraçini, Fehim Rexhepi e Behxhet Baraliu…por edhe të tjerë, të cilët i shoh të dekoruar për të vërtetën që dhanë.

Prandaj këtë dekoratë ua dedikoj kolegëve, familjes e fëmijëve të mi! Faleminderit President Thaçi. MN./Indeksonline/