10:56 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së me dy shtëpi me vlerë gjysmë milioni

Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-së ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Aty janë deklaruar dy shtëpi, njëra me vlerë 200 mijë euro e blerë nga kursimet dhe llogaria bankare, ndërsa tjetra me vlerë 300 mijë euro e trashëguar nga prindërit, shkruan Indeksonline.

Deputeti posedon edhe tokë me vlerë 90 mijë euro.

Vetura të cilën e vozit bashkëshortja e Abdixhikut, sipas deklarimit në AKK, është “Hynday i 35” me vlerë 13 mijë euro.

Nga aksionet në Institutin Riinvest, Abdixhiku të hyra vjetore ka afër 16 mijë euro. Ndërsa, të hyra vjetore si deputet i Kuvendit të Kosovës nga periudha gusht-dhjetor, Abdixhiku ka deklaruar fiks 8 mijë e 214 euro.

Ndërsa, deputeti ka detyrim financiar juridik apo fizik, 80 mijë euro./Indeksonline/